Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10:00 kanë arrestuar një person në Kaçanik që ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës.
A.P., 31-vjeçar ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...