Të enjten është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Prishtinës ku u anulua vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, ndërsa pas vendimit për anulim është prishur koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.
Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të anuluar vendimin e datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’.
Në një përgjigje për Arbresh.info nënkryetari i Komunës së Prishtinës, nga radhët e LDK-së Alban Zogaj, ka thënë se jemi duke analizuar situatën e re dhe do të merren veprimet e radhës.
Tutje, ai ka thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja në Komunën e Prishtinës dhe se sa i përket se a do të hyj LDK-ja me ndonjë parti tjetër në koalicion, ai ka thënë se do të shohim në ditët në vazhdim.
“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës. Nuk ka nevojë për zgjedhje, Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë”, tha Zogaj.
Ndryshe, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se kanë shkëputur koalicionin qeverisë në Prishtinë me LDK-në.
Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht dje, pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqytetit./Arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...