Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje me 11 komuna rreth skemës së grantit të performancës në vlerë prej 8.3 milionë euro.
Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ky grant mbështetet në ligjin përkatës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Kur flasim për grantin e performancës më duhet të përkujtoj që qeveritë e kaluara kanë vlerësuar këtë grant me 4 milionë euro. Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se reformimi i administratës publike në vend është hap kyç për integrim në Bashkimin Evropian.
“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, efikase, llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike depolitike”, është shprehur Bislimi.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vlerësuar këtë skemë të grantit si “mekanizëm inovativ që e nxit performancën komunale dhe i afron qytetarët drejt administratës lokale”.
“Përmirësimi i efikasitetit të komunave të Kosovës është aspekt kyç i qeverisjes së mirë, gjithashtu një administratë publike transparente që funksionon mirë ua përmirëson jetën qytetarëve dhe kontribuon në mirëqenien e tyre”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë./rtk
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024