Trajneri i Barcelonës dha deklarata të forta në fund të muajit janar pasi njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit aktual dhe këtë vendim të tij e ka mirëkuptuar një ish-legjendë dhe trajner i klubit si Ronald Koeman.
Pavarësisht situatës së krijuar Xavi kishte mbështetjen e bordit të klubit por ai pranoi se presioni që vjen nga puna te Barcelona nuk përjetohet askund tjetër.
Në një intervistë të dhënë, ish-trajneri Ronald Koeman tha se e kuptonte Xavin duke theksuar se edhe ai vetë ka pasur presion dhe stres.
“Të jesh trajner i Barçës është një sulm ndaj shëndetit mendor. Është shumë më argëtuese të jesh lojtar i Barcelonës sesa trajner dhe Xavi, si katalanas dhe fëmijë i klubit, sigurisht që e ka vënë re këtë”.
“Është puna më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Kam vuajtur nga presioni dhe stresi. Përveç kësaj, unë pata një konflikt me presidentin, ndryshe nga Xavi”.
“Shtypi ju drejton një armë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, fajin e ka trajneri. Kam vuajtur edhe unë atë stres dhe atë presion. Ai erdhi nga Katari dhe më pas iu bashkua Barcelonës. Ai nuk ishte mësuar me kritika të këqija, kishte marrë vetëm lëvdata”, ka thënë Koeman për Mundo Deportivo.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek