Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë emërtuar zyrtarisht si paramilitar grupin e serbëve që sulmuan më 24 shtator në Banjskë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se SHBA-të, sipas tij, marrin me dyshim që Milan Radojiçiq është udhëheqësi i grupit paramilitar.
“Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbrëmë e tha qartë në KS të OKB-së, ndër të tjera: Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme paramilitar serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës. Kanë kaluar katër muaj nga ky sulm dhe Serbia ende nuk ka kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në të vërtetë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”, ka shkruar Ramadani./Arbresh.info
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...