Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, tha se shteti i tij vlerëson të arriturat e Kosovës për këtë vite. Ai kërkuar që të ketë dialog deri në normalizim mes dy vendeve.
“Java e ardhshme është përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Mbretëria e Bashkuar i mirëpret të arritura që i ka bërë Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ai.
Sipas tij, së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumë etnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket veprimet e fundit. BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja, por që implementimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës ka treguar vëmendje të paktë për sa i përket ndikimit në komunitetit serb. Autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë për të siguruar që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme”, tha ai.
Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, i ka nbërë thirrj që Serbia t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë./rtk
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...