Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shpjeguar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon pagesat me para të gatshme me valuta të tjera përveç euros.
Kurti tha se rregullorja e re nuk e ndalon transferimin e dinarit në Kosovë teksa theksoi se rregullat e njëjta vlejnë për të gjitha valutat.
“Rregullorja as nuk e ndalon as nuk e pengon qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës financiare për serbët e Kosovës. Çfarëdo lloj sugjerimi nuk është asgjë tjetër përveç një propagande të rrejshme dhe nxitje të tensioneve. Rregullorja përpiqet të siguroj transaprenc dhe ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe pastaj vet politikën ndërkombëtare të BE-së. Të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha importet e kesh-it nga cilido vend nga cila do valutë dhe nuk ndalon transferin e dinarëve nga Serbia”, tha Kurti./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka