Google ADS

Kurti Vuçiqit në OKB: Serbia ka kryer gjenocid në fund të shekullit 20

22:03 | 8 Shkurt 2024
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20.

“Është e vështirë të dëgjosh të gjitha këto nga një udhëheqës i një vendi (Serbia) që ka kryer gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova qëndron krenare dhe për të gjithë. Kurti tha se po punon për të gjithë. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova ka arritur shumë. Kurti theksoi se Kosova është storie e suksesit e ndërhyrjes së NATO-s.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmendi se minoritetet kanë shumë të drejta, duke thën se serbët kanë të rezervuar 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme