Avokati serb për fjalimin e Vuçiqit: Do të dëgjoni një mori gënjeshtrash

21:41 | 8 Shkurt 2024
D.H

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, është duke komentuar paraqitjen e presidentit serb në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Përmes një postimi në rrjetin social X-ish Twitter ai ka komentuar  fjalimin e Aleksandar Vuçiqit, shkruan Arbresh.info.

“Agjenti rus (FSB) Aleksandar Vuçiq, mbajtësi i urdhrit/medaljes së shërbimit rus ‘Alexander Nevsky’, e mësoi këtë metodë të KGB-së nga shefat e tij në Kremlin/Lubyanka”, ka shkruar Stojkoviq.

Ai tutje ka shkruar se një mori gënjeshtrash do të dëgjohen nga presidenti serb.

“Për ta shkurtuar: do të dëgjoni një mori gënjeshtrash, por të rregulluara mirë, në të cilat krahasohen gjëra që nuk krahasohen kurrë, për t’i imponuar popullatës keqkuptime”, vazhdon avokati serb.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq./Arbresh.info/

Të ngjashme