Google ADS

UNMIK kritikon Kosovën për rregulloren e BQK-së

21:33 | 8 Shkurt 2024
E.H

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së është shndërruar në shqetësim për komunitetin lokal dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, pasi që tha se nga ky vendim preken dhjetëra mijëra serbë që marrin përfitime të ndryshme financiare nga Serbia.

“Dua të rikthesoj se veprimet, pavarësisht ligjshmërisë, duhet të marrin parasysh ndikimin te komunitetet që prekin”, tha ajo.

“Në të kundërtën, këto veprime rrisin tensionet”, tha Ziadeh, duke përmendur se vetëm ditë më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se rregullorja do të zbatohet përmes një periudhe tranzicioni dhe publiku do të informohet më shumë rreth vendimit të BQK-së.

Shefja e UNMIK-ut tha se zgjidhja për vendimet e fundit është vetëm përmes dialogut./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme