Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se sulmi i Banjskës që ndodhi nga terroristët më 24 shtator në vitin e kaluar është këmban alarmi, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin.
Ai tha se Shqipëria duhet të mbështes Kosovën, me ç’rast përmendi edhe ndihmën që duhet të jep deri në 50 milionë euro në vit.
“Gjendja në Kosovë, vazhdon të jetë e tensionuar. Sulmi terrorist i Banjskës është këmban alarmi, jo vetëm, për Shqipërinë dhe interesin tonë e sigurinë kombëtare, por për të gjithë rajonin”, tha Basha në RTK.
Sipas tij nuk duhet që kësaj të iu përgjigjemi me retorikë, por duhet të ketë hetim ndërkombëtar që do të shërbejë për të frenuar ngjarjet e tilla që të mos përsëriten dhe për të parë dimensionet e vërteta të kësaj ngjarje.
Basha tha se sulmi erdhi pas një përgatitje të gjatë me një qëllim për të përgatitur dhe pushtuar me dhunë të një territori të pavarur siç është Republika e Kosovës.
“Sulmi terrorist i Banjskës është me skenar të njëjtë, me atë që ka ndodhur më 2014 në Krime. Është një skenar që nuk kufizohet vetëm tek Kosova”, deklaroi ai.
Lideri i PD-së, ka përmendur edhe ‘Botën Serbe”, si platformë e rrezikshme për Ballkanin Perëndimor, që është e frymëzuar nga Rusia dhe nga kjo humbës do të jenë vet serbët.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...