Google ADS

Dugolli takohet me senatorin amerikan: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

19:49 | 8 Shkurt 2024
E.H

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, është takuar sot me senatorin amerikan, Gary Peters.

Me anë të një postimi në platformën X, Dugolli theksoi se me Peters kanë pasë një diskutim produktiv për zhvillimet e fundit.

“Mirënjohës ndaj senatorit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përkushtimin e tij të palëkundur për përparimin demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Dugolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme