Rama merr pjesë në panelin e organizuar nga BEI në Luksenburg për procesin e zgjërimit të BE-së

19:42 | 8 Shkurt 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr pjesë në panelin e organizuar nga Banka Botërore e Investimeve në Luksenburg, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama theksoi se Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi.

“Luksemburg – Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme