Xhaka e Shaqiri do të përballen sërish me Serbinë

18:59 | 8 Shkurt 2024
D.H

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për edicionin e ri të Uefa Nations League.

Në Ligën A të Nations League shorti ka përcaktuar disa duele mjaft të forta, shkruan Arbresh.info.

Në grupin e katërt të kësaj Lige shorti ka përcaktuar Spanjën, Danimarkën, Zvicrën dhe Serbinë.

Një tjetër duel i shqiptareve të Kosovës, Shaqirit e Xhakës me Serbinë.

Kujtojmë se këtyre dy kombëtare u përballen edhe në Botërorin e Rusisë të vitit 2018 ku triumfoi Zvicra me rezultat 2-1, me golat e Xhakës dhe Shaqirit.

Gjithashtu edhe në botërorin e Katarit, Zvicra doli fituese ndaj Serbisë me rezultat 3-2, ku nuk mungoi goli i Shaqirit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme