Google ADS

Krasniqi: Efikasiteti i dobët i njerëzve të kësaj Qeverie, zvarriti punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

17:48 | 8 Shkurt 2024
E.H

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka akuzuar Qeverinë për zvarritje të punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi përmendi njoftimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili ka thënë se rruga Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda 12 muajve, e që sipas Krasniqit bëhet fjalë për 10 kilometra asfalt, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Ndërtimi i rrugës Prishtine-Mitrovicë, Durmishi: Auditimi ka gjetur shumë parregullsi gjatë punimeve

Postimi i plotë:

Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudh prej 25 muajsh.

Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –

Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme