Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në Luksemburg në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në këtë panel, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria do të vrapojë në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe nuk do e humbasë durimin. Më tej, Rama ka thënë se vendi ynë e ka bërë zgjedhjen e tij për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian teksa ka shtuar se jemi optimistë për rrugën drejt BE-së.
Edi Rama: Kur vjen fjala për futbollin, ne e kuptojmë çfarë do të thotë të mundesh sepse jemi mundur kaq herë. Kur vjen fjala për pararojë, nuk është diçka që e marr për të mirëqenë sepse para ca kohësh i thuhej Serbisë që është pararojë, i thuhej Malit të Zi dhe tani i thuhet Shqipërisë. Kështu që po vrapojmë të gjithë. Jemi të gjithë në linjë të parë, por tani ky fronti po ndryshon. Nuk dimë se kush do të jetë i pari që do të mbërrijë. Është një rrugë që përfundon në kohën dhe në vendin që vendos BE-ja. Ti hyn në një maratonë ku të thuhet se është 52 kilomentra, por në fund mund të mos jetë 52, mund të jetë 100, 1000 sepse ajo linja e finishit gjithmonë e më tepër të largohet. Janë 27 vende që duhet të vendosin.
Ne do të vrapojmë dhe nuk do të humbasim durimin. Sa më shumë të jemi në këtë vrap, aq më shumë të ndërtojmë institucione. Synimi im, për të ecuar në të gjithë gamën e institucioneve tona dhe është një proces shumë i vështirë sepse jemi mësuar të mendojmë për persona, për vullnetin e forcave që na çojnë në drejtime të ndryshme. Ne e kemi bërë zgjedhjen: Duam të jemi pjesë e BE-së dhe kjo është një zgjedhje që ne duam. Ne në Shqipëri jemi optimistë për zgjerimin në BE.
Fjala zgjerim është paksa jo fort e drejtë sepse është si të kesh diçka në stomak dhe përpiqesh që ajo të funksionojë në sinkron me trupin, ti nuk zgjeron, por ti integron. Nuk është një e mirë të kesh diçka në stomak që nuk është e integruar me trupin sepse në një moment mund t’i shkaktojë një problem të gjithë trupit. Kjo pjesë e stomakut nuk do të mbahet peng nga tumore malinje dhe shumë prej tyre mund të ndodhin nëse nuk ndodh integrimi i plotë. Pra, nuk po kërkojmë një Evropë obeze përmes zgjerimit, por një Evropë më të fortë përmes integrimit./tvklan.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?