Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli ka bërë të ditur se kanë shkëputur koalicionin qeverisë me LDK-në.
Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht sot, menjëherë pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqytetit.
Ismajli në një reagim të tij thotë se, drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre
“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, thuhet në postimin e Ismajlit, shkruan Arbresh.info
Reagimi i tij:
Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.
Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.
Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të
Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.
Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është larguar nga seanca ku pritej të anulohej vendimi për këmbimin e pronave, Badovc me atë në Prishtina e Re.
Pas pak minutash, Kuvendi Komunal edhe ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në kryeqytet.
Me 27 vota për, Kuvendi Komunal vendosi që të anulojë vendimin.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar asamblistët e Prishtinës nëse anulohet vendimi për këmbimin e pronave, u ka thënë asamblistëve se pasojat e mundshme do t’i bartin ata./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?