Google ADS

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës, avokati i Lekajt: Ata do të duhet të dekoroheshin e jo të akuzoheshin

14:54 | 8 Shkurt 2024
E.K

Është shtyrë seanca në rastin ku kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Avokati i deputetit të AAK-së Pal Lekaj, Musa Damati tha se janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe.

“Seanca e sotme, e cila realisht filloi, por është shtyrë në rastin e njohur si rasti i hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, për të cilën janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe, sot është shtyrë me kërkesën e kryetarit të Parlamentit, i cili për shkak të angazhimeve ka kërkuar që seanca sesioni i pasdites të shtyhet për një datë tjetër, e cila është aprovuar nga gjykata”, tha Damati, raporton Arbresh.info.

Avokati tha se Lekaj ishte i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend

“Klienti im që në këtë rast është në cilësinë e dëshmitarit që Pal Lekaj të ofrojë dëshminë e tij në këtë çështje penale është në dëshminë e tij ka qenë i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij dhe mbrojtja mendon që në këtë çështje se  ish-deputetët e asaj kohe të opozitës do të duhej të dekoroheshin, ndoshta edhe me medalje presidenciale, për arsye se në aktivitetin e tyre si deputetë të opozitës, kanë tentuar që vendit t’i kursejnë rreth 8 mijë hektarë tokë me rastin demarkimit të kufirit’, u shpreh ai.

Damati thotë se seanca e radhës është caktuar për datën 21 shkurt në orën 10:00./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Të ngjashme