Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas dështimit të miratimit të Rezolutës së propozuar nga PDK-ja për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Qeverisë nuk i bëhet vonë për ankesat e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.”, ka shkruar ai.
“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri.”, u shpreh kreu i PDK-së.
Sipas tij, qëllimi i kësaj Qeverie është siç tha ai, përbuzja e qytetarëve.
“Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti.”, shkroi mes të tjerash kreu opozitar./Arbresh.info/
Hovenier mirëpret ndihmësadministratoren e USAID-it
Plagosja në Vranjefc ndodhi para shtëpisë së politikanit të ...
Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje p...
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30
Arioni-Anës: Shoqja jote po mendon se unë i kam shfrytëzuar ...
Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të r...