S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

13:59 | 8 Shkurt 2024
E.G

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi që në seancë ishin vetëm 65 deputet, numër i pamjaftueshëm për t’i votuar ato.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje mesë pozitës dhe opozitës që këto marrëveshje të kalojnë, këto pika nuk mund të vendosen në votim, shkruan Arbresh.info.

“Vetëm 65 deputetë jemi, nuk kemi mundësi të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po shoh që kemi as mobilizim mes grupeve parlamentare që të votohen. Pa një marrëveshje mes pozitës e opozitës nuk ka mundësi që këto të votohen. Mesa po e shoh prej gjendjes faktike nuk janë arritur këto bisedime. Prandaj i kalojmë gjitha këto marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme