Prishtina sot luan në Ligën Ballkanike

12:25 | 8 Shkurt 2024
KRG

Sigal Prishtina sonte do të rikthehet në ndeshjet e radhës të Ligës së Ballkanit.

“Bardhekaltertit” luajnë sonte ndaj skuadrës së Qipros, AEL Limassol, shkruan Arbresh.info.

Favorit për këtë përballje janë mysafirët që kanë arritur katër fitore dhe një humbje deri më tani.

Ndërsa Prishtina ka 2 fitore dhe një humbje.

Përballja e sotme mes Sigal Prishtinës e AEL nis nga ora 20:30.

Më pas, Prishtinën e pret ndeshja e radhës në kampionat përballë Vëllaznimit si mysafire.

Pastaj, do të kenë punë në FINAL 8 të Kupës së Kosovës që nis nga 13 shkurt. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme