Google ADS

Kusari-Lila tha se opozita i përkrah sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, i reagon Gashi: Kjo është pafytyrësi

12:00 | 8 Shkurt 2024
K.B

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 23 kundër dhe asnjë abstenim votuan për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme, ku si pikë të 12 futën çështjen e “shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së, Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se me argumentin që janë 50 pika në rend të ditës nuk është i logjikshëm.

“Secili deputet që ka postë zyrtare elektronike e ka materialin për këtë marrëveshje,  argumenti se nuk e votojmë për shkak se Kosova është nën masa nga BE-ja, nuk qëndron”, tha ajo.

Pas kësaj pati replikë nga Arben Gashi i LDK-së. Ai u shpreh se gjuha që po përdorë shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është pafytyrësi.

“Kjo gjuhë është pafytyrësi, të thuash që deputetët e Kuvendit po i mbështesin sanksionet ndaj Kosovës është poshtërsi. Që 227 ditë janë bërë që Kosova është në sanksione dhe nuk del shefi i Mimozës me tregu çfarë po bëhet, dhe del flet pa lidhje këtu. Është poshtërsi e zonjës Kusari-Lila në emër të LVV-së”, tha Gashi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogojevvci.

“Para se të ja jap fjalën Mimoza Kusari-Lila për replikë ju lutem që të përmbaheni në gjuhën që përmbani brenda Kuvendit”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme