Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc.
Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Leutrim Retkoceri, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në orën 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në këtë seancë pritet anulimi i këmbimeve të pronave në Badoc.
Retkoceri ka bërë të ditur se të enjten do të bëjnë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc.
“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama. Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”, shkroi ai të martën./Arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...