Google ADS

Kosova sot mëson kundërshtaret për Nations League

08:53 | 8 Shkurt 2024
K.B

Kombëtarja e Kosovës sot do t’i mësoj ekipet kundërshtare të Nation League 2024/25.

“Dardanët” aktualisht ende nuk kanë emëruar selektorin e tyre të ri, mirëpo sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është deklaruar për mediat vendore, ka thënë se emërimi i selektorit tanimë është vetëm çështje kohë, shkruan Arbresh.info.

Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor, kur edhe do të mbyllet ky cikël i kësaj gare.

Kosova është pjesë e Ligës C, ndërsa gjendet në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe, që nënkupton se nuk mund të bie në grupin e njëjtë me këto kombëtare.

Kundërshtarë potencial mund të jenë Suedia e Rumania të cilat janë duke u konsideruar si më të fortat, që gjenden në vazon e parë, ku gjenden edhe Luksemburgu dhe Armenia.

Ndërsa vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, dhe Qipro, njëra ndër këto mund të bie në grup me Kosovën, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt.

Shorti i Nation Legau do të hidhet nesër në Paris të Francës duke filluar nga ora 18:00. / Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Ademi para hedhjes së shortin për Nation League: Duam ta fitojmë grupin dhe Ligën C

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme