Google ADS

Tërmet në Shqipëri

07:21 | 8 Shkurt 2024
E.G

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, raportohet se lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.

Thellësia e lëkundjeve është shënuar në 15 kilometra thellësi.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme