Në Turqi, vetëm 7 për qind e popullsisë jeton në fshatra.
Sipas të dhënave, popullsia në disa fshatra është zvogëluar aq shumë sa ka edhe fshatra ku jeton vetëm një person, shkruajnë mediat turke.
Bëhet fjalë për fshatrat Kayalıbağ në rrethin qendror të Bitlisit, Çattepe në rrethin Kurtalan të Siirt dhe fshati Ağaçyurdu në rrethin Güçlükonak të Şirnakut ishin fshatrat më të shkretë.
Ndryshe, siç vënë në pah të dhënat, ndërsa 93% e popullsisë së Turqisë banon në qendrat urbane, vetëm 7% jetojnë në fshatra.
Veç kësaj, është bërë e ditur se popullsia e Turqisë u rrit me 92.824 nga një vit më parë në 85,37 milionë në vitin 2023, tregojnë të dhënat zyrtare.
Në një ndryshim të dukshëm demografik, Stambolli, metropoli i zhurmshëm i Turqisë dhe qyteti më i populluar, dëshmoi një rënie të popullsisë me 252,000 individë në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë.
Me këtë është shënuar rënia e tij të dytë e popullsisë në historinë e republikës, pas një rënie prej 57,000 njerëzve në vitin 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).
Por pavarësisht nga kjo rënie, Stambolli ka ruajtur rëndësinë e tij globale, duke tejkaluar 131 vende sipas Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA).
Ai u pasua nga kryeqyteti Ankaraja me 5,8 milionë, provinca e Izmirit me 4,5 milionë, provinca industriale e Bursës me 3,2 milionë dhe qyteti turistik mesdhetar Antalya me 2,7 milionë. /Telegrafi/
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...