Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim duke thënë se “fitorja totale” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.
Ai foli pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli, transmeton Arbresh.info.
Ai tha se negociatat me grupin “nuk po shkonin askund” dhe i përshkroi kushtet e tyre si “të çuditshme”, raporton BBC.
Bisedimet mes negociatorëve po vazhdojnë.
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare,” tha Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.
“Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm një çështje kohe deri në masakrën e ardhshme”, shtoi ai.
Ai shtoi se forcat izraelite janë urdhëruar të përgatiten për të operuar në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mijëra palestinezë janë larguar për t’i shpëtuar luftimeve.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për shumë më tepër viktima civile nëse luftimet përshkallëzohen në Rafah.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se komentet e Netanyahu tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon dhe “janë një formë bravadoje politike”.
“Lëvizja [Hamasi] është e përgatitur të merret me të gjitha opsionet,” tha Abu Zuhri.
Një burim zyrtar egjiptian tha për BBC se një raund i ri negociatash pritet të nisë nesër në Kajro, i sponsorizuar nga Egjipti dhe Katari.
Egjipti u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje të qetë, tha burimi.
Të martën, Hamasi kishte paraqitur një kundërofertë për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, dhe të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti.
Një draft i dokumentit të Hamasit i parë nga agjencia e lajmeve Reuters renditi këto terma:
Faza e parë: Një pauzë 45-ditore në luftime gjatë së cilës të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të shkëmbeheshin me gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e banuara të Gazës dhe do të fillonte rindërtimi i spitaleve dhe kampeve të refugjatëve.
Faza e dytë: Pengët e mbetur meshkuj izraelitë do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë dhe forcat izraelite do të largoheshin plotësisht nga Gaza.
Faza e tretë: Të dyja palët do të shkëmbenin eshtrat dhe trupat.
Marrëveshja e propozuar do të shihte gjithashtu rritjen e dërgesave të ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gaza. Deri në fund të pauzës 135-ditore të luftimeve, Hamasi tha se negociatat për t’i dhënë fund luftës do të kishin përfunduar.
Rreth 1,300 njerëz u vranë gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar.
Më shumë se 27,700 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 65,000 janë plagosur nga lufta e nisur nga Izraeli si përgjigje, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...