Dafina Zeqiri shfaqet mahnitëse në imazhet bardh e zi

20:38 | 7 Shkurt 2024
E.H

Diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Ajo është tejet aktive si me projekte të reja e po ashtu foto sesione, shkruan Arbresh.info.

Dafina nuk i lë anash asnjëherë fansat e saj për të cilët shpeshherë publikon imazhe të reja nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artisja ka publikuar disa fotografi bardh e zi, dhe si çdo herë shfaqet mahnitëse.

Kujtojmë se ditë më parë Dafina ka publikuar albumin e saj i cili është pëlqyer tej mase nga publiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme