Google ADS

Haradinaj dikur atlet i jashtëzakonshëm, publikon statistika të viteve ’90-ta, pjesmarrës në Zvicër

20:12 | 7 Shkurt 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar me nostalgji fillimin e viteve të 90-ta, kur ka zhvilluar hobin e tij të preferuar – vrapimin.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar statistikat e tri vrapimeve të tij në distancë prej 100 metrave në garën Ultramarathon në Zvicër, përcjell Arbresh.info.

“Me nostalgji kujtoj fillimin e viteve të 90-ta kur zhvilloja hobin tim të preferuar – vrapimin. Rastësisht hasa në statistikat e tri vrapimeve të mia në distancë prej 100 kilometra, gjatë viteve 1991-1992, në garën Ultramarathon në Zvicër. Çfarë krenarie ishte të regjistrohesha si shqiptar, në atë kohë kur Kosova ende nuk ishte shtet”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme