Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova në Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6) ekspozoi dy ekstreme në politikëbërjen që sipas tij, mund të përdoreshin si shembuj librash shkollorë.
Ndërsa, Serbia anëtare në Këshillin e Evropës sipas tij, është një pasqyrë e zhvlerësimit dramatik të besueshmërisë dhe keqpërdorimit politik, përcjell Arbresh.info.
“Fillimi i vitit 2024 ekspozoi dy ekstreme në politikëbërjen në Forumin Investues të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 që mund të përdoreshin lehtësisht si shembuj librash shkollorë të një paradoksi”, ka shkruar Bislimi në platformën X.
“Kosova, një vend me GDP-në më të ulët për kokë banori në WB6, pa anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ende pa status kandidat në procesin e integrimit në BE, po shkëlqen në demonstrimin e niveleve më të larta të profesionalizmit dhe pavarësisë së Bankës së saj Qendrore. Në të njëjtën kohë, Serbia me hyrje të lartë të investimeve të huaja, anëtare në Këshillin e Evropës dhe kapitujt e hapur në integrimin në BE, është një pasqyrë e zhvlerësimit dramatik të besueshmërisë, integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe keqpërdorimit politik të Bankës së saj Kombëtare. Kauzalitet, korrelacion apo thjesht një paradoks?”, ka thënë Bislimi.
1/3 Beginning of 2024 exposed two extremes in policy making in WB6 that could easily be used as text book examples of a paradox.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 7, 2024
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...