Ish ekipa e Dakut e cilësohen sulmuesin shqiptar si më të mirin e historisë së klubit

17:17 | 7 Shkurt 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku dy vite më parë ka nënshkruar kontratën me klubin slloven, Mura.

Daku ka bërë performanca të shkëlqyera ku mbeti në historinë e këtij klubi, shkruan Arbresh.info.

Mura e ka kujtuar transferimin e bomberit shqiptar, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka konsideruar edhe si njërin nga sulmuesit më të mirë të histori të kësaj skuadre.

“Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 Rubin Kazan kaloi në Rusi”, shkruhet në njoftimin e ish klubit të Dakut, Mura.

Sulmuesi kuqezi, ka realizuar 27 gola me Muran kurse në verën e vitit 2023 është transferuar në Rusi tek Rubin Kazani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme