Google ADS

Ndalohet hyrja e automjetit me dinarë serb në Jarinjë, Dogana: Nuk lejojmë importim të dinarëve pa autorizim të BQK-së

17:03 | 7 Shkurt 2024
E.K

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, në një përgjigje me shkrim për Arbresh.info, ka bërë të ditur se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.

Sipas tij, përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para.

“Përfaqësues të palës serbe sot kane pyetur ne piken doganore ne Jarinje se nëse mund te importojnë para. Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, tha Stavileci.

Siç raportojnë mediat në gjuhën serbe dinarët ishin të destinuar të transportohen në kasafortën e Bankës Kombëtare të Serbisë ne Leposaviq.

Ndryshe, që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme