Google ADS

Guardiola ‘fërkon duart’, Man City i sjell talentin që po shkëlqen në Spanjë

16:53 | 7 Shkurt 2024
KRG

Ëndërronte Barcelonën, por do të luajë me Manchester Cityn. Sulmuesi 20-vjeçar brazilian, Savinho, do të jetë përforcimi i parë i ‘citizens’ për merkaton e verës së ardhshme, teksa media britanike konfirmon arritjen e marrëveshjes.

Savinho po shkëlqen këtë sezon te Girona në Spanjë, skuadër që po rivalizon për titullin kampion me Realin e Madridit, teksa performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klube të tjera si Bayer Leverkusen, Barcelona, etj.

Pikërisht katalanët kishin bërë hapa konkretë, duke kontaktuar futbollistin nëpërmjet Decos, por duket se Manchester City ka lëvizur me shpejtësi, për të mos u lënë asnjë shans rivalëve.

Duke qenë se Savio është në pronësi të Troyes, një tjetër klub në pronësi të ‘City Football Group’ ashtu si Girona e Manchester City, këta të fundit kanë nxituar për të kompletuar transferimin e sulmuesit në Premier League, fill pas përfundimit të këtij sezoni.

Savinho ka firmosur tashmë kontratën 5-vjeçare me Manchester Cityn dhe do të vihet nën urdhrat e Guardiolës, teksa mbetet të verifikohet cila do të jetë shifra që do të përfundojë në arkat e Troyes./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme