Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk e kanë mirëpritur vendimin e Bankës Qendrore së Kosovës (BQK) lidhur me rregulloren e re, e cila parasheh se valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euro, duke i pamundësuar kështu serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit.
SHBA dhe BE vazhdimisht i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të shtyjë këtë vendim, ani pse kjo e fundit nuk bëri asnjë hap prapa, raporton Arbresh.info.
Por, si po e shohin qytetarët e Kosovës këtë presion ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti.
“Ky vendim është i rregullt dhe i duhur, por problemi është së mirëpo është dashtë më e zgjedh momentin se kur është dashtë më u bo ky vendim. Duhet më ditë momentin e përshtatshëm”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar mendon se para marrjes së vendimit, qeveria është dashur të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë.
“Në është dashur që fillimisht të bisedojmë më Amerikën, ose zyrtarët amerikanë edhe Bashkimit Evropian, mandej ndoshta kishin thënë më shty një muaj apo dy, mirëpo më mirë mos më shty kohë mbas kohë”, tha një qytetarë tjetër./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Ndiqeni videon
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...