Policia e Kosovës në dy raste të ndara në orën 22:20 dhe në orën 22:35, kishte pranuar informatat, se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’në Ferizaj, në një barnatore dhe në një dyqan frutash, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte tentuar të kryej grabitje të parave, mirëpo këto veprime nuk arrinë t’i kryej dhe largohet në drejtim të panjohur.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit policorë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimin e personit të dyshuar, për të dy rastet e grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa janë marrë të gjitha veprimet hetimore rreth ekzaminimit të dy vendeve të ngjarjes nga krimteknikët dhe hetuesit policorë.
Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë, provave të gjetura (rrobat e tij), të cilat janë përdorur dhe përputhen me ato që kishte tentuar të kryej grabitjet, hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë, e më pas kanë arrestuar në shtëpinë e tij, të dyshuarin F.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, konkretisht në sektorin e hetimeve.
I dyshuari F.B, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa është i dyshuar edhe për disa vjedhje tjera që janë në procedurë hetimore./Arbresh.info/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra