Të paktën 27,708 palestinezë janë vrarë dhe 67,147 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një deklarate nga ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze sot.
Në 24 orët e fundit, 123 palestinezë janë vrarë dhe 169 janë plagosur.
Ndërkohë në një deklaratë të publikuar në faqen e ushtrisë izraelite thuhet se në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, ka humbur jetën majori David Shakuri (30), zëvendëskomandant i Batalionit 601 të Brigadës 401 të Inxhinierisë Luftarake.
Me vdekjen e Shakurit, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 563, përfshirë 226 gjatë pushtimit tokësor.
Sipas të dhënave të përditësuara në faqen e ushtrisë, sot numri i ushtarëve izraelitë të plagosur ka arritur në 2.828, prej të cilëve 1.304 janë plagosur që nga fillimi i sulmeve tokësore./abcnews.al
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...