Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, ku në këtë takim raporton zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi.
Ai foli edhe për direktivat e BE-së që jep prerogativat e përcaktuara për Komisionin e Pavarur të Medieve, si institucion i pavarur për mbikëqyrjen e tregut medial në Kosovë, siç është përcaktuar edhe me Kushtetutën e vendit tonë.
Bislimi lidhur me këtë projektligj bëri të ditur se cilat shërbime bien mbi domenin e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ai më tej sqaroi direktiva e BE-së lidhur me këtë projektligj, që, sipas tij, nënkupton një obligim që e njëjta të transpozohet në të gjitha shtete evropiane.
“Në këtë dritë direktiva thekson, mes tjerash, përtej obligimit për transpozim që nuk mund të paragjykohet, shtetet anëtare mund ta ruajnë rregullimin aktual për aq kohë sa i njëjti funksionon në mënyrë efektive”, tha ai.
Bislimi, theksoi se që të fuqizohet liria e shprehjes dhe të promovohet pluralizmi medial, duke iu shmangur edhe konfliktit të interesit është me rëndësi që shfrytëzuesit të informacionit, qytetarët, të kenë qasje në informacion lidhur me pronarët e medieve.
“Projektligji i Komisionit të Pavarur të Medieve adreson rekomandimet që dalin nga raportet për vendin nga vitet e mëparshme dhe përafron legjislacionin tonë me atë të BE-së, siguron rregullat e barabarta të konkurueshmërisë në treg, mbrohen shtresat e ndjeshme të shoqërisë, inkurajon transmetimin e programeve edukative arsimore e shkencore, lajmin e saktë dhe kështu ndikon pozitivisht te publiku i gjerë”, deklaroi mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi./rtk
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...