Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se Guajana, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca për Kosovën, e planifikuar për të enjten, të jetë e hapur.
Daçiq në një deklaratë për televizionin publik serb RTS, ka thënë se pas bisedës që ka pasur me ministrin e jashtëm të Guajanës, ky vend, ka udhëzuar kreun e misionit në OKB të caktojë një seancë në format të hapur, pa votim.
“Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi, Guajana ka vendosur që seanca të jetë e hapur, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht në faqen e Këshillit të Sigurimit, por kemi marrë informacion nga ministri i jashtëm i Guajanës se anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë pranuar vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur”, ka theksuar ai.
Madje sipas tij, është shumë me rëndësi që presidenti Aleksandër Vuçiq, të flasë në një seancë të hapur dhe fjalimi i tij të jetë i dukshëm, që të gjitha “arsyet dhe argumentet” përse kërkuam seancë urgjente të dëgjohen nga të gjithë.
“Që të mos mendojnë se kjo është një përpjekje për të komplikuar situatën, përkundrazi ne do të ankohemi për shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për “gjithçka që po ndodh me popullin serb”, për “terrorin ndaj të cilit janë ekspozuar”, për përpjekjen për të ndaluar dinarin”, ka pretenduar ai.
Daçiq ka thënë se “nuk i kupton” vendet që kërkuan seancë të mbyllur.
Sipas tij, në dy ditët e fundit ka pasur lojëra intensive prapaskenash dhe presione brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kryesuesja e këtij organi, që është Guajana, të caktojë praktikisht një seancë të mbyllur.
Kërkesa për caktimin e seancës me dyer të mbyllura, tha ai, është arsyetuar nga shtetet që e kanë kërkuar me faktin se kjo ka ndodhur edhe më parë në raport me Kosovën.
Daçiq ka folur edhe për rregulloren e re të BQK-së që parasheh valutë të vetme në Kosovë, euron. Ai ka thënë se heqja e dinarit është një nga një sërë vendimesh.
“Qëllimi përfundimtar është dëbimi i serbëve nga Kosova, gjegjësisht krijimi i një atmosfere ku ata vetë do të gjykojnë se nuk është më e mundur të mbijetosh në Kosovë”, ka theksuar Daçiq./rtk/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor