Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. (Objekti i IAP, rr. “Migjeni”, Prishtinë)
10:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon diskutimin me temën “Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hoteli “Sirius”)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban tryezë mbi gjendjen aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planet vjetore të performancës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). (Kuvendi i Kosovës, C203)
12:00
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për medie lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, Fushë-Kosovë)
16:00
Dhjetë nxënës të shkollave të mësimit dual fillojnë punën praktike në kompaninë “Loni Dekor”, në kuadër të aftësimit profesional. Merr pjesë dhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. (“Loni Dekor”, Pantinë, Vushtrri)
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...