Google ADS

Ministri Peci dhe Ramosaj bisedojnë për potencialin e bujqësisë në komunën e Deçanit

23:30 | 6 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është takuar me kryetarin e komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Me anë të një postimi ën Facebook, Peci bën të ditur se gjatë takimit është biseduar për potencialin e bujqësisë, agroturizmit, ekoturizmit dhe zhvillimit rural të kësaj komune, shkruan Arbresh.info.

“Bashkëbiseduam edhe rreth traditës së bletarisë dhe blegtorisë që kjo zonë ka si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.”, ka shkruar ministri Peci./Arbresh.info/

Të ngjashme