Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim miqësor e të përzemërt, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përcjell Arbresh.info.
Nga ana e tij, ambasadori Abbott shtoi se ndjehet krenar për kontributin që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës ndër vite, duke veçuar doganën dhe ATK-në.
Në vijim palët diskutuan dhe rreth çështjeve të aktualitetit dhe situatës në vend dhe rajon.
Duke e falënderuar për partneritetin dhe bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi ambasadorit Abbott suksese të mëtejme në angazhimet e tij të radhës./Arbresh.info/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...