Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.
Ajo luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.
Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 – Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj.
Sado që kjo e ka lënduar këngëtaren duke mos e bërë të ndjehet e vlerësuar, ajo ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku kishte shkruar “Unë jam çmimi”.
Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë u duka sikur çmim natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”.
Bebe Rexha ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.
Ky çmim kishte shkuar në duart e Beyonce për këngën e “Break My Soul”, e cila çuditërisht ka shumë më ak popullaritet dhe dëgjime në platformat muzikore, se sa hiti e artistes me origjinë shqiptare. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...