Drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija ka pritur në takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj bashkë me stafin e tij.
Sipas njoftimit, në këtë takim u bisedua për sigurinë në Rajonin e Prizrenit si dhe bashkëpunimin dhe sfidat që i ka kjo zonë si zonë kufitare me Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.
“U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që Policia e Kosovës ka me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë kjo më qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve .”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
KFOR-i dhe policia ushtarake zvicerane zhvilluan trajnime pë...
Arrestimi i 15 vjeçarit me armë në Tiranë, pezullohen nga pu...
Smith Jr pati shifra magjike ndaj Yllit, shpallet MVP i javë...
Trepça dhe Barro ndajnë rrugët, kampionia gjen menjëherë zëv...