Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi.
Osmani tha se Turqia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme.
Në komunikatën për media nga Presidenca thuhet se në këtë kontekst, Presidentja potencoi përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjes ndërkombëtare të saj, me ç’rast kërkoi mbështetjen e vazhduar të Turqisë.
Në takim me ambasadorin Angılı, Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit e bashkëpunimit ekonomik, si dhe atë në politikën e jashtme me Turqinë.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Angılı diskutuan edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera të interesit të ndërsjellë./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...