25 vjet nga Konferenca e Rambujesë, Musliu: Moment kthese për Kosovën

14:16 | 6 Shkurt 2024
K.B

Me rastin e 25 vjetorit të Konferencës së Rambujesë, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se historia e Kosovës flet vet.

Me anë të një statusi në Facebook, Musliu thotë se ky ishte moment kthese për Kosovën.

Sipas saj Konferenca e Rambujesë përbën një ndër ngjarjet kyçe të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë, shkruan Arbresh.info

Statusi i plotë:

Askush s’mund ta rishkruaj Historinë!

Historia e Kosovës flet vet!

25 vjet nga Konferenca e Rambujesë e cila ishte moment kthese për Kosovën.

Konferenca e Rambujesë përbën një ndër ngjarjet kyçe të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë.

Faleminderit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme