Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. Në mbledhje ka pasur edhe përplasje verbale për këtë çështje.
Shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka përplasur verbalisht deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku me atë të AAK-së, Albana Bytyqi. Kjo e fundit i kërkoi deputetes Kollçaku që mos të thurë lëvdata ndaj punës së ekzekutivit, pasi siç tha Bytyqi tash e një kohë të gjatë nuk i kanë dëgjuar kërkesat e policisë.
“Prej korrikut është ky peticion. Nuk i kuptoj gjithë këto lëvdata. Çfare keni bërë deri tani”, tha deputetja Bytyqi.
Sipas deputetes Kollçaku, opozita ndër vite ka dëgjuar kërkesat e policisë por nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes i pari i sindikatës së policisë, Imer Zeqiri ngriti shqetësimet e zyrtarëve policorë sa i përket pagave e kushteve të punës. Ai tha se ka pasur zbritje të pagave deri në rreth 600 euro.
“Në këtë peticion ne kemi paraqitur pakënaqësitë e të gjithë punonjësve. Peticioni është organizuar nga sindikata për të treguar se sa është e pakënaqur Policia e Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe kushtet tjera. Pas peticionit kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe jemi dakorduar që në takimin e ardhshëm të bisedojmë e të vendosim prioritetet”, theksoi Zeqiri.
Zeqiri me këtë rast kërkoi po ashtu që të bëhet Ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare si dhe këta zyrtarë të bëhen me sigurime shëndetësore./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...