Rama: Punimet në ndërtimin e rrugës “A” po vazhdojnë me intensitet të lartë

13:25 | 6 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për realizimin e projektit në ndërtimin e rrugës “A”.

Sipas tij kjo rrugë do të zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion.

“Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e rrugës “A”, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion”, shkruan Rama.

Ai tha se punët po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur.

“Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur. Drejt transformimit të Prishtinës”, shkruan ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme