Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij ka bërë dëme të mëdha.
Sipas tij, dëmi që ka bërë Albin Kurti është më i madh edhe se i Thaçit dhe Mustafës, raporton Gazeta10.
“Dëmin që e ka bërë Albin Kurti është më i madh së i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse as Hashim Thaçi e Isa Musatafa nuk e kanë zbatu vetëm marrëveshjen e kanë lon, kur po shkon Albini në Bruksel po i thojnë këto janë marrëveshjet që i kanë bërë Kosova dhe ky po thotë se janë obligime të bartësve të mijë, nëse shkon dikush nga Opozita në Bruksel krejt këto dakordime që i ka bërë Albini janë marrëveshje të Kosovës, e atëherë edhe ky ka bërë dëm veç çka ka pranu Albini pa e zbatu hiq, vetëm drafti i Asociacionit që e ka pranu Albini me marrëveshjen e parimeve të Isa Mustafës dhe me marrëveshjen e parë të normalizimit të Hashim Thaçit është si nata me ditë në kompetencat që ju kanë jepë”, tha ai.
Ai shton se gjatë qeverisjes së Albinit ka marrëveshje jo të mira, sanksione dhe zgjedhje të reja në veri.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...