Google ADS

Kamberi: Teatër absurdi në Parlamentin e Serbisë, deputetët akuzojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim me Kurtin

12:23 | 6 Shkurt 2024
E.K

Deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur teatër absurdi seancën e Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Postimi i plotë:

Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme