23-vjeçarja e cila ishte lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë i është përmirësuar gjendja shëndetësore, duke qenë tani e vetëdijshme, komunikatave dhe e lëvizshme.
Kështu ka bërë të ditur Haxhi Avdyli, deputet i Listës Guxo, përmes një postimi në Facebook, i cili edhe ka vizituar qytetaren këtë të martë.
“Pas qëndrimit në mjekim intenziv dhe pas operacionit gadi 4 orë për të evakuar e ndalur gjakderdhjen intrakraniale, Elza ia doli. Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.”, shkoi Avdyli.
Avdyli ka njoftuar se ajo është e vetëdijshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe në vertebrën cervikale C7.
“Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7. Falë punës dhe profesionalizmit të lartë të kolegëve të mi nga Neurokirurgjia Dr Faik Qosja si operator, e asistentëve të tij, dhe tërë kolegevë tjerë në krye me drejtorin dr Besnik Elshani të cilët po kujdesen që edhe këtë fazë postoperatore ta kaloj sa më lehtë”, ka thënë Avdyli.
Tutje, ai ka shkruar se pacientja ka nevojë për qetësi dhe rehabilitim disa ditor deri në transferim në shtëpi./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...